image U dënua me 4 vjet burgim për sulm seksual, ky është i riu që u arrestua në Novobërdë

Siguri

U dënua me 4 vjet burgim për sulm seksual, ky është i riu që u arrestua në Novobërdë

news image

Pas qëndrimit në arrati për një kohë, 22-vjeçari i dënuar me burgim për sulm seksual nga Gjykata Themelore në Gjilan ka rënë tashmë në prangat e Policisë. Ai është arrestuar së fundmi nga Policia dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Altin Spahiju, i cili ndonëse ishte shpallur në kërkim, arriti ta shijojë lirinë deri para disa ditësh, kur u kap nga Policia e Kosovës në Novobërdë.

Spahiju nga fshati Pasjak i kësaj komune ishte shpallur fajtor veprat penale “Sulm seksual” dhe “Ngacmim seksual”, me ç’rast Gjykata e kishte dënuar me katër vjet burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se 22-vjeçari është dërguar në njërën nga Qendrat Korrektuese për të vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/