image U dënua derisa ishte pa maskë i vetëm në veturë, shfuqizohet vendimi për gjobitjen e qytetarit

Kosovë

U dënua derisa ishte pa maskë i vetëm në veturë, shfuqizohet vendimi për gjobitjen e qytetarit

news image

Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, ishte dënuar në fund të tetorit nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në atë kohë, Kodra e kishte cilësuar dënimin arbitraritet të shtetit ndaj qytetarëve.

Sot përmes një postimi në Facebook, Kodra ka njoftuar se një komision brenda Policisë së Kosovës ia ka hequr dënimin.

Një komision brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar KUNDËRSHTIMIN tim ndaj dënimit për mos-vendosje të maskës në veturë. Kjo për arsye se kam qenë vetëm në veturë dhe nuk kam pasur obligim mbajtjen e maskës! Ashtu siç e kam cekur edhe në postimin e më hershëm … Nuk mund të ketë kundërvajtje nëse nuk rrezikohet objekti i mbrojtur juridik, në këtë rast njeriu. Veç ta dimë ku jemi!”, ka shkruar Kodra.