Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një 28-vjeçar po hetohet pasi dyshohet se e ka larguar bashkëshorten nga shtëpia dhe e ka kanosur, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është R. V. rreth 28-vjeçar ndërsa viktimë A. B. rreth 27-vjeçare.
Sipas informacioneve, gruaja është paraqitur në Stacionin Policor “Veriu” në Prishtinë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte dëbuar nga shtëpia dhe e kishte kanosur.
Pas denoncimit, Policia ka intervistuar edhe të dyshuarin, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.
Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa R.V është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!