image U denoncua për presion ndaj qytetarëve, Policia e Pejës flet për Sinjalin lidhur me rastin e ministrit Krasniqi

Siguri

U denoncua për presion ndaj qytetarëve, Policia e Pejës flet për Sinjalin lidhur me rastin e ministrit Krasniqi

news image

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Sinjalin se është raportuar rasti i denoncuar nga Veton Berisha ndaj ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi, për pretendime për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës.

Gashi ka bërë të ditur se menjëherë pas raportimit janë njoftuar hetuesi dhe prokurori.

“Është njoftuar hetuesi dhe prokurori, ka ardh dhe e ka raportu rastin, tash janë vetëm duke u marrë njësitet përkatëse, hetuesit me prokurorin,” ka deklaruar Gashi për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/