image U cilësua si fituesja e "Grande Fratellos", Heidi e BBVA3 sërish në qendër të mediave italiane

Bota e Yjeve

U cilësua si fituesja e “Grande Fratellos”, Heidi e BBVA3 sërish në qendër të mediave italiane

news image

Para pak muajsh, Heidi Baci pushtoi të gjithë mediat rozë në Itali. Shqiptarja nga Shkodra e rritur në Itali cilësohej si kandidatja potenciale për fitoren e “Grande Fratellos”, teksa bëri bujë mediatike me krijimin e lidhjes së dashurisë brenda këtij formati.

Heidi u largua nga loja e “Grande Fratellos” pas 40 ditësh, pas takimit me babain e saj i cili kundërshtoi hapur lidhjen e saj me aktorin Massimiliano Varrese, 21 vite më i madh se ajo.

Kjo histori, si dhe rëndësia e fjalës së babait për të, u diskutu jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në Itali por edhe në disa vende të Evropës.

Pas hyrjes mbrëmë në Big Brother VIP Albania 3, Heidi ka pushtuar sërish mediat italiane, të cilat e kanë cilësuar edhe si fituesen e “Grande Fratellos” nëse e njëjta nuk do ta linte lojën në gjysmë.

Heidi përveç lidhjes së dashurisë, u përfol shumë edhe për bukurinë, mençurin, artikulimin si dhe lojën e saj.

Më shumë për Heidi Bacin

“Dy “Big Brothers” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidi Bacit, e cila sot bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Baci ka lindur më 19 gusht 1997. Babai i saj është me origjinë nga Shkodra, por familja e saj ka jetuar në Durazzo përpara se të transferohej në Itali në Pescara, në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 1996. Konkurrentja ka lindur dhe është rritur në Vasto ( Pescara), qytet bregdetar në Itali. Gjatë studimeve ajo filloi edhe modelingun.

Ajo u bë e njohur për publikun italian dhe atë shqiptar me hyrjen e saj në edicionin e fundit të “Big Brother” të Alfonso Signorinit. Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka folur për origjinën e saj dhe ka pushtuar publikun italian.

Mediat italiane e cilësuan si “fituesen” e këtij Big Brother. Ndër të tjera ajo ka nisur një “marrëdhënie” me aktorin Massimiliano Varrese, 21 vite më i madh se ajo. Mirëpo, babai i saj hyri në shtëpinë e GF-së, duke i kërkuar që të largohej nga loja dhe kështu ajo vendosi të largohej nga ai reality shoë dhe tani është këtu në shtëpinë e Big Brother Vip Albania”.

/GazetaSinjali/