Bajram Begaj është betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë si president i ri i vendit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve në seancë, Begaj tha se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ndërkohë që u bëri thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë për të çuar përpara Shqipërinë evropiane.
“E nderuar zonja kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të dashur qytetarë! Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si president i republikës. Jam i vetëdijshëm se mbi privilegjin e Presidentit të Republikës, rëndon përgjegjësia e unitetit kombëtar”, ka thënë Begaj.
Ai tutje ka shtuar se Shqipëria e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.
“Shqipëria evropiane sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur, është përmbushja e ëndrrës shekullore dhe bekimi i së ardhmes. Unë e njoh dhe mbështes opozitës shqiptare. Shqipëria dhe shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur”, tha Begaj.