image “U bëra nënë 17-vjeçe, doktori i befasuar më pyeti se a e di kush është babai”, rrëfehet Duda Balje

Bota e Yjeve

“U bëra nënë 17-vjeçe, doktori i befasuar më pyeti se a e di kush është babai”, rrëfehet Duda Balje

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer shumë ngjarje nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Balje tregoi se familja e saj kishte vendosur që ta martonte atë në moshë të hershme.

Deputetja është nënë e tre fëmijëve, teksa tregoi se djalin e madh, Berinin, e lindi kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Në atë kohë, ajo zgjodhi ta lind në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, tha se me të hyrë në dhomën e spitalit, doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja, të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje në KlanKosova.

/GazetaSinjali/