image U arrestua për vrasje, lirohet pas disa orësh 62-vjeçari në Vlorë

Shqipëri

U arrestua për vrasje, lirohet pas disa orësh 62-vjeçari në Vlorë

news image

Gjykata e Vlorës ka liruar Hair Breshanajn, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998 pasi u konstatua se dënimi me  20 vite burg ishte parashkruar.

Fillimisht, 62-vjeçari u kërkua në këmbë, pasi u mor vesh se nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj.

Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë. Mësohet se pas thirrjes së policisë se ishte i arrestuar nuk ka bërë fare rezistencë, ndërsa është dorëzuar menjëherë.

Sipas policisë  62-vjeçari më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë shtetasin Nusjet Nanaj. Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

/GazetaSinjali/