image U arrestua për dhunë në familje dhe armë ilegale, ky është i riu që përfundoi në prangat e Policisë në Prizren

Siguri

U arrestua për dhunë në familje dhe armë ilegale, ky është i riu që përfundoi në prangat e Policisë në Prizren

news image

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga partnerët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi, në një familje në Prizren – ku i dyshuar është një 27-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari u denoncua fillimisht nga e fejuara e tij për dhunë dhe më pas u zbulua se i njëjti posedon edhe armë ilegale.

Si rezultat, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar e konfiskuar armën e të dyshuarit dhe gjashtë fishekë.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që u arrestua për këto dy vepra penale është Isak Kukaj, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/