image U arrestua pasi e kërcënoi babain me vrasje, i riu nga Klina i revoltuar shqelmon derën e dhomës së ndalimit 

Siguri

U arrestua pasi e kërcënoi babain me vrasje, i riu nga Klina i revoltuar shqelmon derën e dhomës së ndalimit 

news image

Jo rrallëherë kanë ndodhur incidente të ndryshme qoftë në stacione policore, qendra të ndalimit apo edhe qendrat korrektuese. Personat e përfshirë në veprime të kundërligjshme në shenjë revolte futen në sherr edhe prapa grilave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Klinë, ku u arrestua një 28-vjeçar dhe përfundoi në ndalim policor.

Sinjali mëson se pasi Prokurori i Shtetit dha urdhrin që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, i njëjti u ndalua – por shkaktoi telashe në dhomën e ndalimit.

Sipas informacioneve të para, i njëjti ka shqelmuar e grushtuar derën hyrëse, duke shkaktuar dëme si pasojë e mllefosej që përfundoi aty.

Policia ka intervenuar menjhërë për ta vënë situatën nën kontroll, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Cili është rasti për të cilin u ndalua 28-vjeçari?

Burimet e njëjta kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari, i cili është nga fshati Jashanicë u raportua në Polici nga babai i tij, të mërkurën paradite.

Viktima kërkoi ndihmën e Policisë dhe e denoncoi të birin për kanosjet serioze dhe problemet që i kishte shkaktuar në shtëpi.

Siç merr vesh Sinjali, për motive akoma te panjohura, i dyshuari e ka kërcënuar babain se do ta vras.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ka demoluar orenditë në shtëpi dhe pajisjet e punës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Përballë kësaj situate, viktima e raportoi në Polici dhe si rezultat i dyshuari u arrestuar.

Por, përveç për kanosje dhe dhunë në familje, ai do të hetohet tashmë edhe për veprën që dyshohet se e kreu në dhomën e ndalimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/