image U arratis pas rrahjes brutale, zbulohet emri i të dyshuarit që u arrestua në Ferizaj

Siguri

U arratis pas rrahjes brutale, zbulohet emri i të dyshuarit që u arrestua në Ferizaj

news image

Pas disa ditësh në arrati, Policia ka arrestuar të dyshuarin për rrahjen brutale që ndodhi në Ferizaj. I njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas përleshjes, në të cilën u përfshinë edhe persona të tjerë. Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, personi që ra në prangat e Policisë është Naser Ramadani, i cili po dyshohet lidhur me këtë rast bashkë me të dyshuarit e tjerë Zekir Vishi dhe Labinot Vishi.

Ndaj Ramadanit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Ramadani dhe dy të dyshuarit e tjerë, më 10 tetor, në rrugën “Ilir Konushevci” e kanë sulmuar viktimën, pas një mosmarrëveshje, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Më 14.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas një rrahje që kishte ndodhur midis disa personave më 10.10.2024. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/