Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Ishte Vesa ajo e cila pak para se të futej në shtëpinë e famshme Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë, shpërtheu me deklaratat për ish-lidhjen e saj, pasi e njëjta tregoi se u tradhtua nga Berisha dhe shoqja e saj më e mirë, shkruan Gazeta Sinjali.
E së fundmi, për këtë temë ka folur publikisht bashkëshortja e futbollistit, Edona Berisha.
Edona ka mohuar të ketë qenë shoqe me Vesën derisa thotë se Mërgimin e njeh që nga mosha 17-vjeçare. Sipas saj, në periudhën kur kanë nisur lidhjen, fubtollisti ka qenë i ndarë nga Vesa.
“Nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikënd që e kam pa 2 ose 3 herë. Në fakt ne njihemi se jemi pa në Gjilan. Na jemi njoftë përpara, kur I kemi pas 17-vjet jemi taku në Munhen dhe prej atëherë nuk kemi pas kurrë kontakt. Unë nuk e kam ditë që janë nda. Jemi shku me shoqe vjet në Turqi dhe e kam postu në ËhatsApp fotografinë dhe ai e ka pa dhe tha a je pernime në Stamboll dhe nëse ki nevojë për dicka mundesh mem shkru. Unë I thash faleminderit prej juve ( i thash juve se nuk e kam ditë që janë nda). Tani ai më tha nuk jemi më bashkë, jemi nda”, tha Edona.
Ajo e pohoi që Vesa i ka shkruar babait të Edonës por që thotë se nuk ka reaguar babai i saj.
“I ka shkru por babai im nuk ka reagu se e din cfarë cike ka”.
Shoqnia jeme, familja jeme dhe familja e Mergimit më njohin dhe më përkrahin sepse e dinë si jam unë.
Ajo shtoi se nuk ka kontakt me Vesën dhe nuk kanë biseduar asnjëherë për këtë temë.
“Nuk kam dasht kurrë me fol por qetash është bërë shumë e madhe në TikTok edhe mua krejt po më thojnë pse s’po fol duhet me tregu të vërtetën por ajo për këtë temë nuk flet në Zvicër se kërkujt nuk i intereson jeta e të tjerëve. Ajo don me u bo e famshme përmes kësaj situate. Pse a din tjetërsen prej saj a? që është interesant?”, tha Edona në Folshqip.