image U akuzua për lojëra të rrezikshme, AKK-ja i kërkon sqarime ministrit Krasniqi

Politikë

U akuzua për lojëra të rrezikshme, AKK-ja i kërkon sqarime ministrit Krasniqi

news image

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka reaguar Fidan Kalajës, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë të enjten se ky Asociacion po luan lojëra të rrezikshme duke tentuar të marrë kompetenca ekzekutive brenda Ministrisë.

AKK-ja në letrën e tij thotë se po kërkojnë sqarime shtesë për inicimin e procedurave për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

Pra, sqarime shtesë, e sidomos kur ndryshimi i këtyre dy akteve me shumë rëndësi për funksionimin e pushtetit lokal, nga Kryetarët e Komunave vlerësohet si hap i ngutshëm, sidomos kur kemi parasysh se ky është vit i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Për akuzat e marrjes së kompetencave ekzekutive, AKK-ja thotë se është e pakuptimtë.

Kërkojmë me këtë rast nga ju si Ministër i Pushtetit Lokal të deklaroheni nëse qëndroni prapa deklarimeve të këshilltarit tuaj z.Fidan Kalaja për Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet tutje. /Gazeta Sinjali/