Si sot para pesë viteve Tyson Fury e kishte mposhtur Wladimir Klitschkon në ndeshjen për titullin e kampionit të botës në boks.
Fury, sot e ka publikuar një video në të cilën e kujton atë ndeshje dhe tallet me Klitschkon, shkruan Sinjali Sportiv.
“Klitschko ishte i pamposhtur për 11 vjet dhe iu desh ‘Mbretit Cigan’ me kokë tullace të shkonte në Gjermani dhe ta mposhte atë“.
“Merrni të gjitha rripat e tij dhe mbërtheni të gjitha në kosh. Me të vërtetë jam shumë i papërshtatshëm, apo jo” shtoi ai.
Fury gjatë muajit të kaluar kishte folur edhe për vëllaun e Vladimirit, Vitalin dhe i kishte thënë që do të kishte dashur ta shqelmonte edhe atë.
Vitali u përgjigj me ironi duke thënë se Fury ka filluar të marrë substanca përsëri.