Sipas mediave angleze Tyson Fury akuzohet për mashtrim dhe për ryshfet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015-të.
Bëhet fjalë për një fermer, të cilit i janë ofruar plot 25.000 stërlina nga një pjesëtar i ekipit të Furyt.
Fermerit iu kërkua të gënjente për 31-vjeçarin, pasi ky i fundit nuk kaloi një test droge në atë vit. Edhe pse fermeri e mbajti fjalën, ai nuk u pagua kurrë nga ekipi i Tajson.
Tashmë është zbuluar dhe identiteti i fermerit në fjalë nga anti droga angleze dhe do të merret në pyetje.
Në rast se akuzat janë të vërteta, atëherë ai rrezikon të humbasë të gjithë titujt e fituar, përfshirë këtu dhe atë të fundit kundër Wilder. Nuk përjashtohet dhe mundësia për t’u përjashtuar përgjithmonë nga boksi profesionist.