Tyson Fury ka treguar se kushëriri i tij është goditur me thikë për vdekje.
Siç shkruan SkySport, mësohet se Rico Burton, 31 vjeç, ishte një nga dy personat e sulmuar jashtë një lokali në zonën Goose Green të Altrincham, Greater Manchester, në orët e para të së dielës, transmeton Klankosova.tv.
Policia u thirr në Railway Street rreth orës 3:30 të mëngjesit, ku një djalë 17-vjeçar gjithashtu pësoi lëndime të rënda.
Kampioni i botës në peshën e rëndë Fury postoi në Instagram për të njoftuar se kushëriri i tij kishte vdekur pasi ishte “therrur në qafë”.
Ai shtoi: “RIP Rico Burton – Zoti Zoti ju dhëntë një vend të mirë në parajsë, shihemi së shpejti.”
Trajneri i boksit, Steve Egan, i cili ka trajnuar Fury dhe zotin Burton, gjithashtu postoi një homazh në rrjetet sociale.
“Rico Burton, boksier fantastik, shumë i aftë, djalë i bukur dhe gjithmonë i buzëqeshur”, ka shkruar ai në facebook.