image “Ty të pëlqen që…” Debat për videot intime në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës

Shqipëri

“Ty të pëlqen që…” Debat për videot intime në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës

news image

Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Anila Denaj, kërkoi nga Kuvendi që të marrë masa displinore ndaj gjuhës seksiste të përdorur nga ish-kryeministri Berisha kundrejt ambasadorëve dhe anëtarëve gra të kabinetit qeveritar.

Denaj kërkoi përjashtimin e Berishës nga seanca plenare për shkak të gjuhës linçuese.

“Deklaratat kompromentuese për video intime se i ka dhe nuk do t’i bëjë publike nuk mund të kalohet aq lehtë.

Është një situatë e përsëritur, i janë bashkuar dhe emrat e ambasadorëve së fundmi, si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kjo është një gjuhë linçuese të cilën ky parlament duhet ta ndalojë. Gjuha etike është për të gjithë”, tha Denaj.

Berisha tha në përgjigjen e tij se deputetes socialiste ndoshta i pëlqen që ai të flasë me gjuhën e Ramës, gjë e cila nuk është e mundur.

“Këtu në parlament endet hija e McGonigal i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën por dhe me disa ministra dhe ministre, i cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën. Një pjesë e juaja jeni dhe do jeni në gjykim nga të huajt.

Për sa i përket zonjës, ty më duket se të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë se jam soj tjetër dhe edukatë tjetër. Kështu s’kam si ta kuptoj ndryshe unë reagimin tënd përveçe një dëshire të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt, por atë nuk do të ta plotësoj ndonjëherë”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/