Drita Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, është kërcënuar gjatë ditës së djeshme pas një interviste në një emision televiziv.
Prokuroja që kohën e fundit është bërë e njohur me ngritjen e aktakuzës për rastin “Pronto”, e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.
Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se Drita Hajdari është duket u intervistuar.
“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.
Një lexues e kishe kërcënuar gjatë emisionit, ku i kishe thënë se: “Ty të kisha vjerrë në shesh për dënim”. /Gazeta Sinjali/