image Twitter nxjerr rregulla të reja, ky është “penalizimi” për “hajdutët”

Aplikacione

Twitter nxjerr rregulla të reja, ky është “penalizimi” për “hajdutët”

news image

Kompania Twitter njoftoi se nuk do të lejojë ndarjen e videove dhe fotove, publikimi i të cilave nuk është miratuar nga personi që i ka realizuar.

Nëse një person nuk ka dhënë pëlqimin që fotot ose videot e tyre personale të shpërndahen, ne do t’i heqim ato”, shkruhet në njoftim.

Aktualisht, politika e kompanisë është të ndalojë ndarjen e informacionit personal me persona të tjerë si numrat e telefonit, adresat dhe kartat e identitetit.

Ndryshimi i sotëm është një nga hapat e parë pasi bashkëthemeluesi Jack Dorsey dha dorëheqjen si shef ekzekutiv të hënën dhe u pasua nga drejtori teknik Paradge Agraval.

/GazetaSinjali/