image Turqia sulmon caqe në Irak dhe Siri pas sulmit terrorist në Ankara

Botë

Turqia sulmon caqe në Irak dhe Siri pas sulmit terrorist në Ankara

news image

Qeveria turke ka bërë të ditur se ushtria e saj ka sulmuar të mërkurën mbrëma caqe në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësoi atë për një sulm pranë Ankarasë që la të vdekur të paktën pesë persona.

Video të ndryshme nga sulmi të mërkurën në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore tregojnë të paktën dy persona që gjuajnë me armë rreth hyrjes së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km larg kryeqytetit, raporton BBC.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë pesë persona dhe 22 të tjerë u plagosën.

“Gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses në sulmin hakmarrës”, thuhet në një deklaratë të ministria turke e Mbrojtjes.

/GazetaSinjali/