image Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Evropë

Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

news image

Ministria e Jashtme turke ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë qeverinë e Benjamin Netanyahut.

Ministria argumenton se Izraeli po planifikon të aneksojë Bregun Perëndimor, po kryen gjenocid në Gaza dhe po e çon rajonin në një luftë më të gjerë.

“Izraeli, i cili po kryen gjenocid në Gaza, i cili po përgatitet të aneksojë Bregun Perëndimor dhe që po vret civilë çdo ditë në Liban, me këtë sulm tani po e sjell rajonin tonë në prag të një lufte më të madhe. Tani është e qartë se përfundimi i terrorizmit izraelit në rajon është bërë një detyrë historike për vendosjen e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.

Prandaj, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbatimin e ligjit dhe ndalimin e qeverisë së Netanyahut. Si Republika e Turqisë, ne përsërisim se nuk duam më shumë luftë, dhunë dhe paligjshmëri në rajonin tonë. Për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme, është e domosdoshme që vendet në rajon dhe aktorët jorajonalë të miratojnë një qëndrim racional dhe të matur”, thuhet në deklaratë.

/GazetaSinjali/