Tre persona kanë grabitur një nëpunës, i cili ishte gati të hynte në vendin e punës në Maltepe të Stambollit.
Momentin e vjedhjes së 150 mijë lirave që ai kishte në çantë, ishte pasqyruar nga kamerat e sigurisë.
Grabitësit ia kanë vjedhur çantën plot me para nëpunësit që ishte duke shkuar në këmbë drejt vendit të punës.
Tre të dyshuarit, mësohet se kishin në duar një mjet prerës dhe pasi kanë kapur çantën, kanë vrapuar menjëherë drejt veturës, ndërkaq Ahmet Tortup, i cili është grabitur, është hedhur në derën e hapur të automjetit.
Raportohet se u zgjidh gjithçka pa probleme pas intervenimit të qytetarëve dhe policisë./GazetaSinjali/