image ‘Turp, u bëmë horë’ – Hapësira ku u mbollën 1 mijë e 133 lule për fëmijët e vrarë në luftë, në gjendje të mjerueshme

Sociale

‘Turp, u bëmë horë’ – Hapësira ku u mbollën 1 mijë e 133 lule për fëmijët e vrarë në luftë, në gjendje të mjerueshme

news image

Në vitin 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës pati mbjellë 1 mijë e 133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në vend.

Por dy vite pas, kjo hapësirë është në gjendje të mjerueshme, pasi që të gjitha lulet e mbjella tashmë janë tharë tërësisht, raporton Gazeta Sinjali.

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se kjo është pasqyra më e shëmtuar e institucioneve tona dhe se me këtë projekt po ofendohen 1 mijë e 133 fëmijët e vrarë në luftë.

Kuvendi Kosovës ose ta mirëmbajë këtë projekt ose ta largoj këtë pllakë sepse u bëmë horë. Kjo është pasqyra me e shëmtuar por fatkeqësisht reale e institucioneve tona.  1113 femijë të vrarë të Kosovës po ofendohen me këtë projekt. TURP!”, shkroi Musliu në Facebook.

/GazetaSinjali/