image Turneu “Gongu i Artë”: Kosova përfaqësohet me gjashtë boksierë

Sporte Luftarake

Turneu “Gongu i Artë”: Kosova përfaqësohet me gjashtë boksierë

news image

Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 7 maj 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me gjashtë boksierë: Bashkim Bajoku (57kg), Luar Aliu (57kg), Lorent Murati (60kg), Shpetim Bajoku (67kg), Loris Idrizi (67kg) e Donat Syla (92kg).

Trajnerë të ekipit janë Musli Zymberi e Faton Xhakli, ndërsa gjyqtarë në këtë turne do të jenë ndër të tjerë edhe Latif Demolli dhe Marigona Beadini.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 20 shtete.

“Ky turne është mirëseardhur për vëllezërit Bajoku para kualifikimeve botërore në Bangkok (Tajlandë) për normë të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

/GazetaSinjali/