image Turistët rrezikojnë infektimin e gorillave me COVID-19 duke bërë selfie me to

Kuriozitete

Turistët rrezikojnë infektimin e gorillave me COVID-19 duke bërë selfie me to

news image

Turistët që bëjnë selfie me gorilla të maleve po i rrezikojnë ato nga transmetimi i COVID-19, thotë një hulumtim i ri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përcjellë fotografitë e qindra njerëzve në Instagram ku kishin vizituar kafshët në Afrikën Lindore dhe kanë gjetur se shumica e turistëve po u qëndronin shumë afër gorillave duke rritur kështu mundësinë që t’ua bartin virusin edhe atyre, shkruan CNN.

“Rreziku i transmetimit të virusit prej njerëzve te këto kafshë është tepër shqetësuese”, tha udhëheqësi i studiuesve, Gaspard Van Hamme.

Gorillat e maleve janë të listuara si të rrezikuara pasi 1063 prej tyre janë lënë për të jetuar në botën e egër. Ato jetojnë në Republikën e Kongos, në Ugandë dhe në Ruanda./GazetaSinjali/