Melisa sot ka debatuar me Artën dhe Atdheun për një shishe të cilën thotë se i ka humbur. Ajo i ka pyetur ata të dy se a ka të drejtë t’ua kontrollojë dollapët e tyre. Këtë kërkesë të Melisës, nuk e priti hiç mirë Arta, e cila automatikisht e kundërshtoi.
“Unë kurrë nuk i fus duart tek gjërat e të tjerëve, nuk i fut duart askush në dollapin tim, as unë nuk i fus duart në dollapin e tjetër kujt. Nëse të gjithë pranojnë, vetëm unë jam për jo, tung more e ke”.
“Çfarë të duash bëjë Melisa, ruajë gjërat si i ruajë unë të miat”, ka thënë Arta.