image Tuna dhe 2Ton publikojnë bashkëpunimin e ri “DuDU”

Bota e Yjeve

Tuna dhe 2Ton publikojnë bashkëpunimin e ri “DuDU”

news image

Dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Tuna dhe 2Ton, kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët të titulluar “DuDU”, që pritet të jetë një ndër hitet e verës.

Kënga është prodhuar nga SBS Entertainment, ndërsa për melodinë janë përkujdesur vetë Tuna, 2Ton dhe këngëtarja Fifi, e cila është pjesë edhe në krijimin e tekstit.

Në tekstin e këngës kanë kontribuar Fifi, 2Ton dhe Ghulo, duke sjellë një bashkëpunim me energji të freskët.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Fullmotion Production, duke kompletuar projektin me një pamje dinamike dhe moderne që përputhet me stilin e artistëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/