image Tuchel: Ne ia dolëm, është ndjenjë e jashtëzakonshme

Futboll

Tuchel: Ne ia dolëm, është ndjenjë e jashtëzakonshme

news image

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve dhe atë në vitin e tij të parë me klubin londinez, transmeton Sinjali Sport.

Tuchel erdhi në fund të janarit dhe mori drejtimin e skuadrës londineze, duke e dërguar drejt sukseseve të njëpasnjëshme.

Chelsea në finale mposhti Manchester Cityn me rezultat 1-0.

“Të ndaj këtë me të gjithë të tjerët është e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm. Uau!”

“Nuk e di çka të ndiej. Isha aq falënderues që të arrijë për herë të dytë në finale. Jam ndier ndryshe. Lojtarët ishin të vendosur për të fituar trofeun”.

“I kemi inkurajuar të gjithë që të vazhdojnë, të jenë më trima dhe të krijojnë kundërsulme të rrezikshme. Ishte ndeshje e vështirë fizike. Është dashur të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë trajneri gjerman Tuchel. /Gazeta Sinjali Sporti/