image Tuchel e konfirmon se futbollisti i tij do të mungojë ndaj Real Madridit

Futboll

Tuchel e konfirmon se futbollisti i tij do të mungojë ndaj Real Madridit

news image

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori Mateo Kovaçiç do të mungojë ndaj Real Madridit, transmeton Sinjali Sport.

Chelsea do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Thomas Tuchel duke folur pas ndeshjes ndaj Fulhamit, ka konfirmuar se Mateo Kovaçiç nuk do të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Real Madridin.

Kovaçiç ndjeu diçka në këmbën e tij sot”, tha ai.

Ka shumë mundësi që ai nuk do të paraqitet ndaj Real Madridit të mërkurën”, deklaroi Tuchel. /Gazeta Sinjali Sporti/