Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se janë në pritje të miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend që do t’i mundësonin kontribuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga Trusti kanë bërë të ditur se aktualisht janë duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit.
“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare). Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, njofton Trusti./Gazeta Sinjali/