image Trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në bazilikën e Shën Pjetrit, besimtarët mblidhen në shesh

Botë

Trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në bazilikën e Shën Pjetrit, besimtarët mblidhen në shesh

news image

Trupi i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, do të transferohet mëngjesin e sotëm nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit që besimtarët të bëjnë homazhe.

Tre ditë lutje për të lejuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Papatit argjentinas.

Varrimi do të bëhet të shtunën në mëngjes në orën 10:00, në prani liderëve botërorë nga Trump te Zelensky, nga von der Leyen te Starmer.

Në kapelën e Casa Santa Marta të martën, trupi i Papës u vizitua nga kardinalë, punonjës të Vatikanit dhe personalitete si Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

Qeveria ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën.

Kardinali Kevin Farrell do të drejtojë një lutje përpara se trupi i Papa Françeskut të zhvendoset.

Pas ceremonisë së transferimit, publiku do të mund të bëjnë nderimet e tyre në ditët para varrimit.

/GazetaSinjali/