image Trupi i mësuesit që u hodh dje nga "Ura e Fshajtë" ende nuk është gjetur

Siguri

Trupi i mësuesit që u hodh dje nga “Ura e Fshajtë” ende nuk është gjetur

news image

Kanë kaluar më shumë se 20 orë që kur trupi i pajetë i mësuesit, Naim Gashi, nga fshati Sapniq i Rahovecit që dyshohet se është hedhur dje nga “Ura e Fshajtë” dhe ende nuk është gjetur, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha se ekipi kërkim-shpëtimit ka dalë në terren, por për shkak të motit jo të mirë, nuk dihet nëse do të vazhdojë ky operacion.

“Ekipa ka dalë në ora 11:00 për ta kërkuar, por ende nuk dihet nëse do të vazhdojë për shkak të motit”, ka thënë ai.

“Pas vëzhgimit të terrenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë ndërprerë kërkimet, me arsyetim kushtet e pamundshme te kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Për vazhdimin e këtij operacioni do të njoftoheni”, shtoi tuje Gjurkaj.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes por të njëjtit nuk kanë informacione lidhur me rastin.

Gazeta Sinjali raportoi dje se Naim Gashi, një mësimdhënës 47-vjeçar nga fshati Sapniq i Rahovecit dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë”.

/Gazeta Sinjali/