Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit britanik, Paul Urey, një vullnetar humanitar që vdiq në korrik në paraburgimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, tregon shenja torture dhe rrahje të rënda.
Avokati i popullit, Dmytro Lubinets, tha në një postim në Telegram se trupit të Urey, i cili iu dorëzua Ukrainës më 7 shtator, “i mungojnë pjesët e trupit dhe ka prerje të shumta”.
Separatistët pro-rusë në Donjeck kishin thënë se 45-vjeçari vdiq më 10 korrik “për shkak të sëmundjes dhe stresit”.
Lubinets shkroi se fotot nuk lanë “asnjë dyshim” por se “ishte një vdekje e dhunshme”. Ai e quajti atë “një krim lufte që do të jetë provë e mëtejshme në gjyqin e ardhshëm të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë”.
Ai tha se ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun specifik të vdekjes.
Britaniku Paul Urey vdiq në paraburgim në rajonin e Donjeckut në Ukrainë.
Britaniku u arrestua me bashkë me një tjetër vullnetar britanik, Dylan Healy, në një pikë kontrolli pranë qytetit juglindor të Zaporizhjas në prill dhe u akuzua si mercenar.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u zotua se Kievi “do të identifikojë autorët e këtij krimi dhe do tu kërkojë llogari”.
Familja e Urey ka akuzuar qeverinë ruse dhe ata që e mbajtën në paraburgim për vrasjen e tij.