Franca nuk ka ndërmend t’i tërheqë trupat e saj ushtarake, që ndodhen aktualisht në Irak për mision stërvitor, deklaroi një burim anonim i qeverisë franceze.
Franca, anëtare e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga SHBA, numëron rreth 200 ushtarë në Irak, nga të cilët 160 janë caktuar për të stërvitur ushtrinë irakiane.
“Përparësia e sotme është e njëjtë me të djeshmen dhe duhet të jetë edhe e së nesërmes, domethënë të luftojmë kundër Shtetit Islamik. Zbutja e tensioneve në Irak dhe në rajon është domosdoshme, Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS duhet të vazhdojë misionin e tij”, theksoi sot ministrja e Ushtrisë, Florence Parly.
Në Lindjen e Mesme, Franca ka gjithsej një mijë ushtarë në Operacionin “Chammal”, përbërësi francez i operacionit anti kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga Koalicioni Ndërkombëtar./Gazeta Sinjali/