image Trupat portugezë të OKB-së dyshohen për kontrabandë me diamante

Evropë

Trupat portugezë të OKB-së dyshohen për kontrabandë me diamante

news image

Portugalia ka kryer një seri bastisjesh si pjesë e një hetimi mbi kontrabandën e diamanteve që përfshijnë trupat e dyshuar të Kombeve të Bashkuara.

Trupat portugeze dyshohen për trafikim të diamanteve, drogave dhe arit nga Republika e Afrikës Qendrore.

Policia tha se kishte kryer një goditje të madhe ndaj një rrjeti kriminal që përdorte ushtarët si korrierë për të transportuar sendet në avionët ushtarakë.

Dhjetë persona u arrestuan pas bastisjeve në rreth 100 vende në të gjithë Portugalinë, ka thënë policia në një deklaratë.

Hetimi u fokusua në një rrjet kriminal me lidhje ndërkombëtare që nxirrte të ardhura të paligjshme nga kontrabanda e diamanteve dhe trafiku i drogës.

Autoritet u alarmuan për herë të parë në dhjetor 2019 nga komanda e një force të shkëputur, kanë thënë zyrtarët policorë.

Ajo që diskutohet për momentin është mundësia që disa nga ushtarët që morën pjesë në Forcën Kombëtare të shkëputur në CAR të përdoreshin si korrierë në trafikun e diamanteve, arit dhe lëndëve narkotike.

Ministri portugez i mbrojtjes João Gomes Cravinho ka thëne për agjencinë e lajmeve Lusa se situata është për tu ardhur keq.

Cravinho tha se qeveria e Portugalisë kishte informuar OKB-në për hetimin vitin e kaluar.

“Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe për të marrë masat shembullore që duhen marrë”, shtoi presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Qindra trupa elitare portugeze, duke përfshirë parashutistë dhe komando, janë vendosur me forcën e OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore vitet e fundit. /Gazeta Sinjali/