image Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci u dërguan në morgun e Spitalit të Prizrenit

Kosovë

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci u dërguan në morgun e Spitalit të Prizrenit

news image

Trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi të dielen në Kroaci, sot janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit.

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Nga kompania që po e kryen transportin kanë thënë se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

/GazetaSinjali/