Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por që nga mëngjesi i sotëm ai është më i pasur.
Vetëm nga dje pasuria e tij është rritur për më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.
Ish-presidenti amerikan është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton CNN.