image Trumpit i kthehet llogaria në Twitter

Botë

Trumpit i kthehet llogaria në Twitter

news image

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump është lejuar të postojë përsëri në Twitter, pasi e kishte të mbyllur llogarinë për 12 orë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke postuar një mesazh më pajtues, ai u përmbajt nga përsëritja e pretendimeve të rreme për mashtrim të votave.

Twitter tha se do ta ndalonte Trump “përgjithmonë” nëse ai shkel përsëri rregullat e platformës.

Në vend të kësaj Twitteri ka dhënë presidentit në largim një paralajmërim të fundit.

Më herët, platforma e njohur e lojrave Twitch vendosi gjithashtu një ndalim të pacaktuar në kanalin e Trump, të cilin ai ka përdorur për transmetimet e tubimeve.

Trump shkroi në Twitter disa mesazhe të mërkurën, duke i quajtur njerëzit “që patën sulm në Capitol Hill” “patriotë”.

Ai gjithashtu tha “Ne ju duam”.

Një zëdhënës për Twitter tha: “Pasi postimet (tweets) u hoqën dhe periudha pasuese 12-orëshe skadoi, hyrja në @realDonaldTrump u rivendos.

Çdo shkelje në të ardhmen e Rregullave të Twitter, duke përfshirë politikat tona të Integritetit Qytetar ose Kërcënimeve të Dhunshme, do të rezultojë në pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/