image Trumpi thotë se Kina nuk do t'i japë Iranit pajisje ushtarake

Botë

Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake

news image

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti i Kinës ka pranuar të mos i ofrojë Iranit asnjë pajisje ushtarake.

Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan gjithashtu tha se Pekini ka pranuar të porosisë 200 avionë Boeing.

Trump, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore, më herët tha se ai dhe presidenti kinez Xi Jinping kishin rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të mbetet e hapur për të mbështetur qarkullimin e lirë të energjisë”.

Kina është një aleat kyç i Iranit dhe blerësi më i madh i naftës së tij. Trump ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të bindur Xi-në që të përdorë ndikimin e Pekinit ndaj Teheranit, për të pranuar kushtet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, ose të paktën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Gjithashtu ka pasur shumë spekulime se Pekini ka dërguar armë drejt Teheranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/