image Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të "stabilizohet"

Botë

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të ulen sapo situata në Ngushticën e Hormuzit të normalizohet, duke lehtësuar shqetësimet për furnizimet globale me energji.

Trump është pyetur për numrin e tankerëve të naftës që administrata e tij ka arritur të kalojë përmes ngushticës.

Ai është përgjigjur se bëhet fjalë për “shumë”, pa dhënë shifra konkrete, duke shtuar se zgjidhja e situatës “nuk do të zgjasë shumë”.

“Do të doja të mos e tregoja numrin, por janë shumë,” tha Trump, duke theksuar se normalizimi i qarkullimit të naftës në këtë rajon strategjik mund të sjellë rënie të ndjeshme të çmimeve, madje “ndoshta edhe më poshtë se nivelet e mëparshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/