image Trumpi pasi votoi: Do të jetë natë e madhe

Botë

Trumpi pasi votoi: Do të jetë natë e madhe

news image

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur jashtë qendrës së votimit në Palm Beach në Florida, ku ka hedhur votën së bashku me bashkëshorten Melania, raporton BBC.

Ai për gazetarët ka thënë: “Do të jetë natë e madhe”.

Në SHBA sot po mbahen zgjedhjet afatmesme.

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për president të SHBA-së pas dy vjetëve, Trump ka thënë: “Të martën do të jetë natë e entuziazmuar për shumë njerëz”.

Në Arizona është raportuar nga zyrtarët se ka telashe me makina të votimit. Ndërkohë për shkak një gabimi është shtyrë afati i fundit për votimin me postë në Georgia.

/GazetaSinjali/