Kandidati republikan, Donald Trump, është tashmë favorit për ta fituar shtetin e lëkundshëm, Pensilvaninë, në garën presidenciale amerikane.
Trumpi po fiton me 51.2 për qind, krahas rivales demokrate, Kamala Harris, që ka 47.8 për qind, tash kur janë numëruar 95 për qind të votave.
Nëse e fiton Pensilvaninë, e cila bart 19 vota elektorale, atëherë Trumpi do të jetë fare pranë rikthimit në zyrën ovale ku kishte shërbyer nga viti 2016 deri në vitin 2020.