Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re lidhur me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke paraqitur pretendime për jetën e tij private që nuk janë mbështetur me prova publike.
Gjatë një deklarate, Trump tha se informacioni i tij bazohet në raporte të inteligjencës amerikane, por nuk ofroi dokumente apo dëshmi që do t’i mbështesnin këto pretendime.
Ai gjithashtu komentoi zhvillimet politike në Iran, duke pohuar se gjatë mandatit të tij administrata amerikane dobësoi ndjeshëm udhëheqjen e mëparshme iraniane dhe se vendi tani drejtohet nga Mojtaba Khamenei.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të Trumpit, ndërsa as Khamenei nuk ka bërë ndonjë koment publik lidhur me këto pretendime.
Pretendimet e presidentit amerikan mbeten të paverifikuara në mënyrë të pavarur dhe nuk janë shoqëruar me prova që të konfirmojnë saktësinë e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!