image Trump vendos maskën për herë të parë: Përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend

Botë

Trump vendos maskën për herë të parë: Përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Donald Trump, ka vënë maskë për herë të parë që nga momenti kur ka shpërthyer pandemia e Covid-19.

Trump e vendosi maskën derisa vizitoi spitalin ushtarak “Walter Reed” jashtë Uashingtonit, ku u takua edhe me ushtarë të plagosur dhe punëtorë shëndetësorë.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”, ka deklaruar Trump.

Ai nuk është parë asnjëherë të mbajë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambjet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”./GazetaSinjali/