image Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

Botë

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për pak kohë pas një marrëveshjeje me Iranin.

I pyetur se për sa kohë do ta linte ushtrinë amerikane në Gjirin Persik, Trump u tha gazetarëve në Paris: “Është një pyetje e mirë. Nuk e kemi menduar. Ndoshta për pak kohë. Është një vend i mirë për të qëndruar”.

Pastaj ai shtoi se do të shohin si do të shkojë gjithçka.

“Mendoj se do të shkojë mirë, por do ta shohim”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/