image Trump: Udhëheqësi i ri suprem iranian “më racional”

Botë

Trump: Udhëheqësi i ri suprem iranian “më racional”

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “më racional” krahasuar me paraardhësin e tij, duke shtuar se ai ka pësuar edhe lëndime të rënda.

Deklaratat Trump i bëri në një intervistë për emisionin “Meet the Press” në NBC, e cila u regjistrua të premten dhe u publikua sot, ku ai komentoi zhvillimet e fundit politike në Iran.

“Më i ri, mendoj, më racional. I plagosur – ai është plagosur mjaft rëndë. Pra, ka njëfarë trimërie atje”, u shpreh Trump gjatë intervistës.

Sipas tij, Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin Ajatollah Ali Khamenei, nuk është parë në publik që nga sulmi izraelit që, sipas raportimeve, vrau ish-udhëheqësin iranian në ditën e parë të konfliktit.

Trump gjithashtu deklaroi se nuk do të komentojë mbi vendndodhjen e tij aktuale, duke lënë të hapura spekulimet për sigurinë dhe lëvizjet e udhëheqjes së re iraniane.

“Nuk dua të them nëse e di apo jo se ku është ai, por ka një probabilitet të mirë që ta di”, shtoi ai.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ndërsa situata mes Iranit dhe aleatëve të SHBA-së mbetet e paqëndrueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/