Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n, përmes platformës së tij “Truth Social”.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë për NATO-n se çdo vend tjetër, duke publikuar edhe shifra krahasuese të kontributeve të vendeve anëtare.
Sipas tij, SHBA shpenzojnë 999 miliardë dollarë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë dhe Polonia 44.3 miliardë dollarë.
Ai shtoi se Gjermania dhe disa vende të tjera kontribuojnë dukshëm më pak, duke e cilësuar situatën si “qesharake”.
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër, deri tani, për t’i mbrojtur ato, pa përfituar ndonjë përfitim nga kjo: SHBA 999 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar, 90.5 miliardë dollarë, Franca, 66.5 miliardë dollarë, Italia, 48.8 miliardë dollarë, Polonia, 44.3 miliardë dollarë. Të tjerët, përfshirë Gjermaninë, janë SHUMË MË TË ULËT. (2014-2025) Qesharake”, ka shkruar Trump.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!