Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar incidentin me të shtëna gjatë një interviste për programin 60 Minutes të CBS News, duke thënë se nuk ka qenë i shqetësuar për sigurinë e tij.
“Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur”, është shprehur Trump.
Ai ka lavdëruar reagimin e forcave të rendit, duke thënë se prania e tyre i ka dhënë ndjesi sigurie gjatë gjithë situatës.
Trump ka shtuar se ekipi i ndërhyrjes ishte “shumë mbresëlënës”, duke vlerësuar profesionalizmin e tyre në menaxhimin e incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!