Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani do të përballet me sulme të ashpra gjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar goditje ndaj objektivave të caktuara në territorin iranian.
Në një intervistë me komentatorin politik konservator Hugh Hewitt, Trump tha se veprimet ushtarake do të zhvillohen gjatë natës dhe ditës së ardhshme, ndërsa përmendi edhe një objektiv të lidhur me infrastrukturën nëntokësore të Iranit.
Sipas tij, në mesin e objektivave mund të jetë edhe kompleksi i njohur si “Mali i Kazmës”, një strukturë e fortifikuar pranë objektit bërthamor të Natanzit në Iranin qendror.
Trump deklaroi se forcat amerikane do të synojnë shkatërrimin e këtij objekti, pa dhënë detaje të tjera mbi kohën apo mënyrën e operacionit.
Deklaratat vijnë në një periudhë të tensioneve të rritura mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa situata në rajon vazhdon të monitorohet nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!