image Trump paralajmëron: Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët amerikanë nga Evropa

Evropë

Trump paralajmëron: Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët amerikanë nga Evropa

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund t’i tërheqë të gjitha trupat amerikane të dislokuara në Evropë.

Duke folur të martën në hapje të samitit të NATO-s në Ankara, Trump tha se Evropa ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me dy dekadat e fundit dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të tregohen më të kujdesshme.

“Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët tanë nga Evropa”, tha Trump, raporton CNBC, transmeton Sinjali.

Ai shtoi se Evropa duhet të ketë kujdes, veçanërisht sa i përket imigrimit dhe energjisë.

“Nëse nuk janë të kujdesshëm me këto dy gjëra, nuk do të keni më Evropë”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklaratat e Trumpit u bënë gjatë samitit të NATO-s në Ankara, ku një nga temat kryesore është rritja e përgjegjësisë së vendeve evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë e kontinentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/